Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“O ma mos më lërë tek ai ”, babai rrahu me thupër dhe kafshoi vajzën e mitur, e ëma: Mendoja se e bënte nga malli

schedule12:49 - 1 Nëntor, 2021

schedule 12:49 - 1 Nëntor, 2021

Detaje tronditëse janë bërë të ditura nga ngjarja e rëndë e dhunimit të një vajze të mitur në Kamëz, e cila aktualisht vijon të jetë tek spitali i Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Vajza është vetëm 6-vjeç, ndërsa raportohet se babi i saj 27-vjeçari R.K. i cili është arrestuar, e ka dhunuar duke e rrahur me thupër si dhe e ka kafshuar në zona të ndryshme të trupit.

Fëmija me dt.28 ora 19:00, ka përfunduar në spital tek Trauma. Mjeket kanë njoftuar policinë për rastin në fjalë ku këta të fundit kanë vënë në pranga babanë e të miturës.



Mësohet se prindërit e vajzës kishte 6 vite që ishin  ndarë, ndërsa prej një muajsh kishin nisur një bashkëjetesë.

ABC mëson se vajza merrte të ëmën  në telefon duke i kërkuar që të mos e lërë vetëm me të atin nga frika e dhunës. Nga ana e saj edhe nëna e vajzës ka pranuar se ishte në dijeni të dhunës që i ati ushtronte ndaj saj. Ajo ka thënë se 27-vjeçari e ka goditur me thupër dhe e ka kafshuar por sipas saj mendonte se kafshimin e bënte ngaqë e kishte marrë malli.  Prokuroria ka kërkuar ekspertim psikik dhe analizat e drogës ndaj dy prindërve.

Ndërkohë edhe në shkollë e mitura ka shfaqur shqetësime deri në të vjella ndërsa pasi është paraqitur në spital ka rrëfyer dhe tmerrin e përjetuar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!