Lideri i opozitës Lulzim Basha në vijim të takimeve të tij elektorale këtë të mërkurë nga Novosela e Vlorës ka premtuar mbështetje për fermerët shqiptarë.
Basha është shprehur se nuk premton mrekulli, por që do të ndihmojë dhe do të mbështesë si në rastin e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.
Gjatë vizitës së tij në Vlorë, Basha ka komunikuar dhe me një nga bashkëshortet e fermerëve në këtë zonë ku i ka premtuar se mundi i tyre do të shpërblehet.
LEXO EDHE: Basha në Novoselë, banori: Çdo natë ju shikojmë kush zihet dhe si flisni, duam mbështetje
Pjesë nga biseda:
Fermeri: Ooo luli po me merr gruaja, do dalësh në lajme të bëjmë një foto
Basha: Ma jep pak, si e ka emrin gruaja
Fermeri: Thëllëza
Basha: Thëllëza si je., jam me Pirron duke qarë hallet do të fitojmë patjetër është fitorja juaj e çdo familje shqiptare. Kam kapur dorën e Pirros këtu dorën e punëtorit. Vaji që ju ka ngelur pa shitur do të rrisim mirëqenien. Ti je grua e fortë, siç po çel pranvera ashtu dhe ju do të sillni ndryshimin. Të përqafoj fort./abcnews.al