“O ju të krishterë! Mos mbështesni ndalimin e shamisë sot në shkolla, se nesër do t’ju heqin kryqin..”

schedule12:03 - 15 Gusht, 2022

schedule 12:03 - 15 Gusht, 2022

Ndalimi i shamisë në shkolla në Kosovë ka shkaktuar mjaft debate gjatë kohëve të fundit mes shqiptarëve. Disa mbrojnë të drejtën e vajzave për t’u veshur siç duan ato, ndërkohë që të tjerë mbështesin ndalimin e shamisë në shkollat publike.

Aktivisti Don Pjetri, përmes një reagimi në rrjetet sociale kërkon ndërkohë nga katolikët që të mos mbështesin vendimin për ndalimin e shamisë, pasi sipas tij, pasi të ndodhë kjo, më pas do të kalohet në ndalimin e kryqit, etj.

O ju të krishterë që sot po flisni kundër shamisë në shkolla, mos se shumë shpejt do vijnë dhe për ju! Njërës do i ndalojnë shaminë e tjetrës do i kërkojnë të heqin varsen me kryq e asaj që do mbajë flamurin me shumë ngjyra do e promovojnë!

Botën nuk po e shthur shamia po perversiteti! E ndërkohë që përversiteti po sundon, do ju kërkohet që të zhvisheni nga cdo vlerë dhe të jeni objektet e dëshirave dhe fantazive deri sa e gjithë qënia jote të jetë e lirë për tu skllavëruar”, shkruan ai ndërkohë që bën thirrje që të bëhet një këqyrje më e detajuar e shoqërisë që na rrethon.

Hapni rrjetet sociale. Shikoni…. Keni femra të zhveshura në kulmet e privatësisë gjinore me mijëra, ama ato dinjitozet sic mund të jenë femrat me shamia, i keni duke i dhënë jetë kësaj dynjaje. Pse po pragjykoni atë që ruhet?!”, shkruan ai.

Postimi i plotë

O ju të krishterë që sot po flisni kundër shamisë në shkolla, mos se shumë shpejt do vijnë dhe për ju!

Njërës do i ndalojnë shaminë e tjetrës do i kërkojnë të heqin varsen me kryq e asaj që do mbajë flamurin me shumë ngjyra do e promovojnë!

Botën nuk po e shthur shamia po perversiteti!

E ndërkohë që përversiteti po sundon, do ju kërkohet që të zhvisheni nga cdo vlerë dhe të jeni objektet e dëshirave dhe fantazive deri sa e gjithë qënia jote të jetë e lirë për tu skllavëruar.

Hapni rrjetet sociale.

Shikoni….

Keni femra të zhveshura në kulmet e privatësisë gjinore me mijëra, ama ato dinjitozet sic mund të jenë femrat me shamia, i keni duke i dhënë jetë kësaj dynjaje.

Pse po pragjykoni atë që ruhet?!

Mendoni se një vajzë që vendos shami në moshën 16-vjeqare i janë dhunuar të drejtat, e ajo që nxihet në tatuazhe, del me breke, sillet si mashkull është në lirinë e saj?!!

Joo!

Thjesht përversiteti ul koston që të ketë më fuqi blerëse.

Shembullin më të fundit e keni nga Dubai, pse ikin vajzat nga Europa, nuk ka femra arabe që mund të bëjnë dicka të tillë për para?!

Ka, por janë numër shumë i vogël nga ajo cfarë mund të vijnë nga ”vajzat e lira që bëjnë cfarë të duan me jetën e tyre”.

Prandaj boll paragjykur të drejtën dhe mbrojtët të

shtrembërtën ,jo se ashtu mendoj un por se ashtu e keni bërë ju.

Ndjesë ndaj cdo femrë që sot mban një shami për këtë debat publik të hapur i cili mund ti bëjë ndoshta të ndjehen në faj për dicka që eshte e drejtë e tyre dhe aspak gabim.

Nënat me të mira dalin nga ju dhe jo nga ata “ të lirat që bëjnë cfarë të duan me jetën e tyre”. /abcnews.al