Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“O Dritan, hajde këtu”, Rama batuta me Abazoviç për të prerë shiritin në pikën kufitare Shqipëri-Mali i Zi

schedule16:30 - 3 Gusht, 2021

schedule 16:30 - 3 Gusht, 2021

Në vazhdën e lehtësimit të lëvizjes mes vendeve, në kuadër të iniciativës  drejt një Ballkani të hapur, u çel sot pika e përbashkët kufitare Shqipëri – Mali i Zi, një infrastrukturë dinjitoze e standardeve europiane, që do të thjeshtojë ndjeshëm procedurat për lëvizjen e qytetarëve në të dy vendet. Në përshëndetjen e drejtuar me këtë rast, kryeministri Rama tha se angazhimi i përbashkët i vendeve të Ballkanit mund ta kthejë hapësirën në të gjithë rajonin, një hapësirë ku sundojnë katër liritë e BE.

Ndërkohë në fund të këtij takimi Rama nuk i kurseu batutat me zv.kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Në momentin që do të pritej shiriti, Rama e ka thërritur dhe i ka kërkuar Abazoviç që të futet në mes.



“O Dritan hajde këtu hajde, hajde more këtu. Ka merri gërshërët, prite…ashtu, bravo”- shton Rama dhe nisin duartrokitjet.

Pas kësaj, Abazoviç duke kapur dorën e Ramës dhe të kryeministrit malazezë ka prerë shirit.

Momentin në fjalë mund ta ndiqni në minutën 15:00 të videos së mëposhtme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!