“O dhëndër ku vete kështu”, mamatë kërcejnë dhe i këndojnë këngën Albi Nakos në skenën e “T’ka mami yll”

schedule23:25 - 27 Nëntor, 2021

schedule 23:25 - 27 Nëntor, 2021

Kjo e shtunë në Dance Reality Show “T’ka mami yll” është mbyllur me shumë hare.

Profesor Albi Nako ka kërkuar nga mamatë e tre vajzave që janë në kandidim të kërcejnë në skenë për të mbrojtur vajzat e tyre.

Mamaja e Alvës, Laurës dhe tezja e Rejanës kanë kërcyer së bashku vallen përmetare “O dhëndër ku vete kështu”. Nga kjo atmosferë e krijuar, janë bërë pjesë e skenës dhe mamatë e tjera, duke kërcyer të gjitha së bashku.

Të qeshura, hare dhe emocione, të gjitha këto janë krijuar nga kërcimi i mamave në “T’ka mami yll”.

Deri në momentin e fundit gjithçka ka shkuar për mrekulli, pasi Albi ka njoftuar se nuk do të ketë eliminime.

“Më vjen keq Ilda, por me që kënga e thotë, o dhëndër ku vete kshu, unë po iki pak te nusja se kam pak punë dhe me këtë rast në këtë natë nuk kemi eliminime”, u shpreh ai duke bërë që festa të vazhdonte edhe përtej spektaklit.l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!