“O Deti, o Deti..”, momenti tragjik pasi Mexhit Picari ekzekutoi ish-dhëndrin: Kudret Saliaj nuk pati asnjë shans para 5 plumbave

schedule12:36 - 5 Qershor, 2021

schedule 12:36 - 5 Qershor, 2021

Mexhit Picari ekzekutoi me 5 plumba dje ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj pak minuta para seancës gjyqësore për përcaktimin e kujdestarisë së fëmijëve. 40-vjeçari nuk pati asnjë mundësi shpëtimi dhe ndërroi jetë në vend, ndërsa siç shihet në një video të siguruar nga abcnews.al, të gjithë klientët e lokalit ku ndodhi ngjarja janë të terrorizuar nga ajo që panë.

Pak sekonda pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes vjene dhe një grua, e afërme e viktimë, e cila e thërret “o Deti, o Deti..”.

Lexo edhe: Vjehrri vrau dhëndrin, arrestohet vajza e autorit, policia: Akuzohet si bashkëpunëtore në krim

Menjëherë pas krimit, Mexhit Picari është larguar nga vendi i ngjarjes duke shkuar në shtëpinë e vajzës në Yzberisht ku edhe është arrestuar nga policia.

Në dëshminë e parë, ai shprehet se e kreu krimin për të mbrojtur nderin e vajzës, e cila sipas tij dhunohej nga bashkëshorti dhe akuzohej për tradhëti.

Kudret dhe Dhurata Saliaj ishin në proces divorci me njeri-tjetrin, ndërsa pritej që gjykata të caktonte dje kujdestarinë e fëmijëve. Më herët, Dhurata Saliaj ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për dhunë ndaj fëmijëve dhe vjehrrës, gjë që duket se ka ndikuar që gjyqtarja të përgatiste vendimin që kujdestarinë t’ia jepte Kudret Saliajt dhe jo asaj.

Lexo edhe: Akuza për tradhti dhe trafiqe, vjehrri ekzeuton ish-dhëndrin në sytë e vajzës para seancës gjyqësore për fëmijët

Më pas, policia arrestoi edhe Dhurata Saliajn, vajzën e Mexhit Picarit pasi akuzohet se bashkëpun oi me babanë për të ekzekutuar ish-burrin e saj. Policia dyshon se Dhurata Saliaj njoftoi të atin për vendin ku ndodhej Saliaj dhe Picari shkoi më pas për ta ekzekutuar në prani edhe të avokatit.

Lexo edhe: DINAMIKA/ Mexhit Picari vrau dhëndrin në sytë e vajzës, ishin ulur në të njëjtin lokal

Mes Kudret Saliajt dhe familjes Picari ka patur vazhdimisht probleme, të cilat kanë nisur të regjistrohen edhe si çështje që prej vitit të shkuar. Çifti kishte filluar procesin e divorcit në fund të vitit të shkuar dhe dje ishte seanca  e pestë gjyqësore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!