NYT: Obama tashmë producent për një shfaqje në Netflix

schedule12:29 - 13 Mars, 2018

schedule 12:29 - 13 Mars, 2018

Nju Jork Tajms shkruan se ish presidenti amerikan Barak Obama shumë shpejt do të jetë në rolin e producentit për kolosin televiziv Netflix. Dhe pse formati i saktë i shfaqjes që do të drejtojë, nuk është vendosur akoma

Barack Obama së shpejti do të jetë pjesë e Netflix me një shfaqje me seri. Ish presidenti amerikan është në negociata me kolosin televiziv për një spektakël eksluziv edhe pse formati i saktë i tij nuk është vendosur ende. Lajmi është konfirmuar nga prestigjozja amerikane Nju Jork Tajms, duke theksuar se shfaqja e Obamës nuk do të jetë një reagim i drejtpërdrejtë ndaj presidentit Donald Trump, por do të ketë të bëjë me histori frymëzuese. Një nga hipotezat ëhstë se Obama mund të drejtojë bashkëbisedime mbi disa nga temat kryesore të presidencës së tij, sidomos për atë të shëndetësisë.

Ndërsa një tjetër ide është ajo, që skena ti lihet ish zonjës së parë Michelle Obama për të folu për tema që i ka përmendur dhe kur qëndronte në Shtëpinë e Bardhë, si për shembull ajo e ushqimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!