Nyja e Milotit hapet për qarkullimin e mjeteve

schedule15:08 - 13 Gusht, 2018

schedule 15:08 - 13 Gusht, 2018

Nyja e Milotit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve, duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen gjatë sezonit turistik. Punimet në nyjën e Milotit, një investim prej 1.6 miliardë lekë, nisën rreth 1 muaj më parë, ndërsa përfundimi i plotë i veprës do të bëhet brenda 15 muajve.

Nyja e Milotit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve. Lajmin e dha vetë ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri në rrjetin social Facebook. Dy muaj më parë ai ishte i pranishëm në kantierin e punimeve ku ndër të tjera bëri të ditur se kjo pjesë do të jetë funksionale në muajin gusht. Sipas ministrit Gjiknuri, kalimi bëhet me sinjalistikë provizore, ndërsa vazhdon investimi për rrugët dytësore deri në përmbylljen e plotë të veprës.

Punimet në nyjën e Milotit, një investim prej 1.6 miliardë lekë, nisën rreth 1 muaj më parë, ndërsa përfundimi i plotë i veprës do të bëhet brenda 15 muajve. Projekti parashikon edhe rindërtimin e rrjetit të rrugëve dytësore duke zgjidhur shqetësimin e banorëve dhe bizneseve përreth, të cilët me investimin e ri kanë akses të plotë kalimi në përputhje me të gjitha rregullat dhe normat e qarkullimit rrugor.
Kjo vepër kishte vite që kishte filluar por punimet nuk ishin përfunduar.Bëhet fjalë për një nga nyjet kryesore të trafikut në Shqipëri. Investimi i nisur parashikon të ndërtojë një rrugë me të gjitha standartet dhe elementet e sigurisë./abcnews.al