Nxorri videon e nënës së 15 vjeçarit të dhunuar, deklarata e Ardi Veliut “ndez” rrjetin

schedule18:19 - 29 Maj, 2020

schedule 18:19 - 29 Maj, 2020

Gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë ditën e sotme, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka bërë një deklaratë në kufijtë e skandalit.

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, duke komentuar ngjarjen ku efektivët e policisë që dhunuan 15-vjeçarin tek zona e Liqenit Artificial në Tiranë, tentoi ta justifikonte dhunën.

Pas pyetjes së bërë në komision,  ai ka nxjerrë videon nga Facebook-u i nënës së të miturit e cila shfaqet me pistoletë në dorë, duke përdorur etiketime morale për familjen në fjalë, video e cila në fakt u përgënjeshtrua nga nëna e djalit.

Videoja sipas saj është shkëputur nga një film ku ajo ka qenë protagoniste.

Por sipas Veliut sjellja e nënës së djalit dhe familja nga ai vjen tregon shumë për prejardhjen e këtij fëmije dhe duhej trajtuar nga uniformat blu, ndërkohë nga ana e anëtarëve të këtij Komisioni nuk pati asnjë reagim.

Por çfarë ka ndodhur pas deklaratës së Veliut?

Bum komentesh janë lëshuar dhe i janë “përveshur” Drejtorit të Përgjithshëm.

Gazetarë, Politikanë por edhe qytetarë të shumtë e kanë cilësuar këtë deklaratë të padenjë dhe për më tepër skandaloze dhe të një mendësie komuniste.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur deklaratën jashtë imagjinate ndërsa ish-ministri i brendshëm Flamur Noka e ka quajtur logjikë talebane.

Ndërsa gazetari dhe analisti Ylli Dylgjeri shkruan:

“Ardi Veliu sot i morri përsipër të gjithë barcaletat që kanë dalë për policin…Kjo është ti mbrosh shokët”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!