U dogjën babë e bir, zjarrfikësit nxjerrin edhe trupin e pajetë të 36-vjeçarit nga shtëpia e shkrumbuar në Berat

schedule13:02 - 8 Mars, 2021

schedule 13:02 - 8 Mars, 2021

Pas Jovan Vangjelit, zjarrfikësit kanë mundur të gjejnë edhe trupin e shkrumbuar të 36-vjeçarit Mateo Vangjeli në shtëpinë e djegur në lagjn “Muzakaj” të Beratit duke përfunduar kështu kërkimin në banesë.

Më herët, zjarrfikësit u njoftuan prej familjarëve se në shtëpi kur ka rënë zjarri kanë qenë tre persona, pikërisht Jovan Vangjeli me të birin, Meteo, si edhe shoku i këtij të fundit, por më pas u zbulua se brenda kishin qenë vetëm babë e bir.

Zjarrfikësit kontrolluan të gjithë shtëpinë dhe brenda saj nuk ka asnjë trup tjetër.

 

Lexo edhe: VIDEO/ Zjarri i merr jetën një personi në Berat, dyshohet edhe për dy viktima të tjera

Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnatës së djeshme ku një zjarr përfshiu të gjithë shtëpinë duke mos i dhënë mundësi atyre që gjendeshin brenda të shtëponin. Të afërmit i thanë gazetarëve se paraprakisht dyshojnë se shkak i zjarrit ka qenë një rezistencë, me të cilët banorët e shtëpisë ngroheshin dhe gatuanin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!