Nxirret nga rrënojat një nga anëtarët e familjes Lala

schedule16:21 - 28 Nëntor, 2019

schedule 16:21 - 28 Nëntor, 2019

Është nxjerrë nga rrënojat një nga pjesëtarët e familjes Lala. Ndërkohë, vijojnë kërkimet për nxjerrjen e trupave të tjerë në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton në vendngjarje dhe bën me dije se pas më shumë se 48 orëve forcat e mbërritura nga Italia duket se kanë bërë edhe gjetjen fizike të trupave dhe pritet të ndërhyhet për t’i nxjerrë.

Familja Lala është më e prekura nga tërmeti, ku ndërtesa e tyre katër katëshe u shemb duke i zënë poshtë. Bëhet fjalë për 3 fëmijë, nëna e tyre dhe për një burrë që ende janë nën rrënoja.

Fillimisht nga rrënojat e ndërtesës u nxorr e pajetë gjyshja bashkë me mbesën e saj. Ndërsa disa orë më vonë u nxorr i vetmi i mbijetuar, 17-vjeçari Ramë Lala.

Mbrëmjen e djeshme u bë e mundur të nxirret e pajetë Griselda Lala, 22 vjeç. Ndërsa një familje e tërë, dhe 3 fëmijët e saj dy prej të cilëve binjakë vijojnë të jenë nën rrënoja.

Po ashtu poshtë gërmadhave është edhe një tjetër pjesëtar i familjes Lala, i identifikuar si Ilir Lala./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!