Nxënësit, shkrim për emigracionin/ Kukës, të rinjtë shprehin përpjekjet për të frenuar fenomenin

schedule20:17 - 21 Dhjetor, 2024

schedule 20:17 - 21 Dhjetor, 2024

Për qarkun e Kukësit, emigracioni mbetet një plagë e madhe.

Për numër popullsie, renditet ndër të parat qarqe në vend me shkallën më të lartë të emigracionit dhe largimit të të rinjve.

Britania e Madhe është vendi më i lakmueshëm nga të rinjtë e Kukësit, ndaj jo më kot, ambasada britanike është fokusuar në këtë qark me projekte që synojnë frenimin e këtij fenomeni.

Nxënësit e shkollave të mesme të Kukësit dhe Hasit janë organizuar për realizimin e një projekti që synon identifikimin e problematikave.

Ata kanë ndarë edhe historitë e tyre apo të të afërmëve në faqen e parë të një gazete.

Brilant Demalia është një i ri i larguar nga Kukësi, ende pa i mbushur të pesëmbëdhjetat. Ky largim i ka kushtuar jo pak, por vite të tëra që lidhen me mësimin e gjuhës, shkollën e mesme, por edhe një profesion.

Lavdrim Shehu,  drejtues i organizatës Qëndra për Progres Rinor në Kukës, vlerësoi punën e nxënësve të angazhuar në këtë projekt, që synon pikërisht frenimin e emigracionit.

Secila prej shkollave të mesme, por edhe disa shkolla 9-vjeçare kanë formuluar një apo më shumë gazeta, një pjesë prej tyre edhe në gjuhën angleze./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!