Lulëzime Celami është mësuese në shkollën “Besëlidhja” të Lezhës .Në këtë 7 mars ajo ka marrë një urim special nga nxënësit e saj. Nxënësit e klasës së katërt kishin organizuar një plan që të uronin zyshën e tyre edhe pse ishte fundjavë.
Me anë të telefonit ata janë mbledhur në sheshin e këtij qyteti dhe më pas me buqetat me lule në duar kanë shkuar në vendin ku mësuesja ndodhej. “Zysha na ka bërë gjithmonë surpriza, tani menduam që t’i bënim ne asaj”, u shprehën nxënësit.
https://youtu.be/pC3Oyb9o5CI
Mes emocionesh të forta, mësuese Lulzimja tregon se ka marrë surprizën më të veçantë të karrierës së saj. “Më ikën fjalët. Nuk e prisja këtë dedikim tuajin. Shumë falemiderit”, shprehet mësuese Celami.
Në këtë vit shkollor mësuesit janë përballur me vështirësi të shumta për shkak të pandemisë. Mësimi është zhvilluar me orë të reduktuara duke u kombinuar edhe me atë online.
/abcnews.al/

