Nxënësit bëjnë aplikacione/ Të apasionuar pas teknologjisë, ndihmë për kategori të caktuara

schedule15:57 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 15:57 - 12 Dhjetor, 2023

Jo të gjithë adoleshentët e përdorin teknologjinë për tik tok. Ky grup gjimnazistësh tek  “Ismail Qemali” në Tiranë përmes saj synon ti shërbejë shoqërisë.

“Unë dhe ti ndryshe”   është  një  aplikacion që  përkthen  gjuhën e shenjave në fjalë ose figura.   Këta  tre  17 vjeçar e kanë krijuar  për t’jua ardhur në ndihmë  fëmijëve që nuk dëgjojnë.

“Mund të shohë përkthimin e shkronjave në fjalë, jo vetëm mësuesja, por të gjithë ata që komunikojnë me njerëz me aftësi të kufizuar”

Për ndërtimin e kësaj ure komunikimi  frymëzim patën shokët e shkollës, por synimin e kanë ta nxjerrin përtej mureve të saj

“Synon ndryshimin në arsim përmes inteligjencës artificiale, duke bërë të lehtë për mësuesit shpjegimin e mësimit tek nxënësit me dëgjim të dobët. “

“Këtë duam ta implementojmë në shkolla të cilat synojnë të ndihmojnë nxënës me aftësi të kufizuar, është posaçërisht për to, por mund të krijosh dhe një program ku çdo person mund të shkarkojë dhe ta përdorë vetë.”

Ndërsa binjaket Ersa dhe Eda  të ftojnë të zbulosh Shqipërinë.     Një vendas apo I huaj mund të planifikojë një udhëtim në  një prej qyteteve të vendit tonë duke klikuar në  “Eja me mua”.    Pyetjeve  të turistëve që kanë marrë  gjatë verës dy 16 vjeçaret  vendosën ti përgjigjen me këtë aplikacion.

“Turistët mund të kenë ndaluar, të kenë komunikuar jo vetëm për të gjetur rrugën drejt një destinacioni, por si mund të kalojnë kohën në një qytet.”

” Ne kemi krijuar Chatbotin e parë shqiptar  dhe synojmë ta hedhim online chatbotin  që kthen përgjigje në shqip.  Mund ta pyesim cilët janë atraksionet turistike në Korçë, ai do të na i rendisi. Mund ti  shkruajmë chatbot për një plan të detajuar për të vizituar një qytet dhe ai do të na kthejë përgjigje me sugjerimet e tij.”

Për të apasionuarit pas natyrës dhe bimëve  kanë menduar  Donaldi, Juliani dhe Floriani.   Krijimi I një kopshti pranë shtëpisë bëhet  me I lehtë përmes  aplikacionit  “Bloom bot”

“Mund të fotografojmë një bimë. Databasa ynë krijon formulat e veta që klasifikojnë bimën sipas problemit që shfaq. Kjo mund të ndihmojë të mësosh  nëse një bimë ka mungesë nutrientësh, pse është vyshkur , a është dëmtuar nga faktorë  të jashtëm,  pa skanim fizik apo pa bërë teste kimike”

Për projektet inovative të rinjtë  kanë përdorur inteligjencën artificiale.  Laboratorët   e saj aktualisht janë   funksional në 9 shkolla  të vendit me synimin për tu shtrirë dhe në 15 të tjera.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!