Do të jenë armiq për një ditë.
Spanja ndeshet me Argjentinën në finalen e Kupës së Botës, dhe në stolin e dy kombëtareve më të mira të këtij turneu ndodhen trajnerë që kanë pasur një lidhje të veçantë me njëri-tjetrin.
Lionel Skaloni dhe Luis de la Fuente janë padyshim fitues, pasi kanë marrë përkatësisht titullin botëror dhe atë europian, përveç të tjerave, ndërsa e kaluara e tyre e përbashkët ka qenë në vitin 2017 pikërisht në Spanjë.
Tekniku i sotëm i Argjentinës në atë kohë mori licencën UEFA Pro, në kurset e Federatës Spanjolle të Futbollit, dhe spanjolli ishte një nga lektorët.
Po ashtu, siç kujton klubi i Seviljes, të dy kanë një lidhje pikërisht aty, sepse Skaloni ishte ndihmëstrajner i ekipit të parë, ndërsa De la Fuente trajner i të rinjve.
Respekti reciprok ka mbetur në nivele vërtet të larta.
Tekniku i Spanjës deklaroi pak kohë më parë se argjentinasi është një mjeshtër I vërtetë I profesionit dhe se I meriton rezultatet shumë të mira.
Drejtuesi i kampionëve të botës, u pyet për duelin me spanjollin pikërisht para gjysmëfinales ndaj Anglisë, dhe I uroi sukses duke shpresuar që të ishin në finale dhe të kishte mundësi t’i jepte dorën.
Siç e thamë, sukseset e tyre janë të mëdha.
Skaloni drejtoi Argjentinën me kapiten Lionel Mesin drejt titullit botëror në 2022 në Katar ndaj Francës.
Po ashtu, ka fituar dy herë Kupën e Amerikës Latine.
De La Fuente, ndërkaq, ka fituar gjithçka në shumë nivele me “Furitë e Kuqe”, si kampion I Europës U19, U21, kampion olimpik, fitues I Ligës së Kombeve dhe I Kampionatit Europian.
Jo më kot, në prag të finales thuhet se këta të dy dolën më të aftë sesa njerëz të shquar të stolit si Deshamp, Tuhel apo Ançeloti.



