Në 24 orët e fundit në qarkun e Beratit u shënua një viktimë dhe disa raste me koronavirus. Gazetari i ABC, Artan Diko mëson se mes të infektuarve janë nxënës, mësues, punonjës në fasoneri, por edhe në administratë në Berat dhe Kuçovë.
Rastet me Covid-19 sot në qarkun e Beratit
-4 mësues dhe 3 nxënës në shkollën 9-vjeçare në fshatin Lumas në Kuçovë
-2 mësuese dhe 3 nxënës në gjimnazin “5 Tetori” në Kuçovë
-1 nxënës në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” në Berat
-2 mësuese në shkollën “Zihni Toska” në Berat
-2 edukatore në fshatin “Tapi” në Kuçovë
-2 infermiere në fshtrat Kutalli e Cukalat në Urë-Vajgurore
-2 punonjës në OSHEE-së në Kuçovë
-2 punonjëse fasonerie në Kuçovë
-3 punonjës fastfood-esh
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar pozitivë për koronavirusin 1184 qytetarë nga 4013 testime të kryera dhe 13 viktima./ db/ Abcnews.al