Kyrian Nwabueze shënoi një tjetër dygolësh pas atij kundër Teutës. Sulmuesi i Laçit konfirmoi formën fantastike edhe kundër Vllaznisë, teksa kryeson renditjen e golashënuesve me 9 gola.
Bomberi amerikan ka folur pas fitores së sotme në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, aty ku ndalet te situata e mirë që po kalojnë bardhezinjtë. Nwuabueze tregon edhe çfarë ka ndryshuar Armando Cungu në ekip.
SUKSESI – “Ndihem mirë, përpiqem të jap maksimumin çdo ndeshje, të bëj më të mirën time dhe të ndihmoj ekipin të arrijë fitoren”.
OBJEKTIVI – “Skuadra ka më shumë rëndësi , më pas vijnë golat e mi. Pikët janë më të rëndësishme”.
CUNGU – “Skuadra është më e motivuar. Të gjithë janë më të motivuar. Të gjithë lojtarët po japin më të mirën dhe mezi presin të zbresin në fushë dhe po argëtohemi”. /abcnews.al