Ditën e sotme në mediet tona u raportua se Kyrian Nwabueze është drejt rikthimit në Superligën e Kosovës, pikërisht te Drita, destinacioni i amerikanit para Laçit.
Ndërkohë në lidhje me këtë çështje ka folur vetë trajneri i klubit gjilanas, Ardian Nuhiu. Ai shprehet se lajmi nuk është i vërtetë dhe nuk ka pasur asnjë kontakt mes Nwabueze dhe Dritës.
“Nuk është i vërtetë ky lajm. Nwabueze ka kontratë me Laçin dhe është pjesë e tyre. Nuk kemi pasur asnjë kontakt”, u shpreh Nuhiu për zëri.info.
Kontrata e amerikanit me Laçin përfundon në fund të sezonit dhe pas kësaj ai pritet të synojë një klub më të madh se kampionët e Kosovës. Gjithashtu mësohet se Nwabueze dhe Drita nuk janë ndarë në mënyrën më të mirë në janarin e vitit të shkuar. /abcnews.al