Valentina Pemaj, nusja që u akuzua për dhunë ndaj vjehrrit ka treguar se për disa herë me radhë ka qenë viktimë e dhunës së këtij të fundit. Sipas saj vjehrri ushtronte dhunë sistematike në familje, dhe më pas akuzonte të tjerët si shkaktarë.
Ajo shprehet se ai ka dashur ta fusë në burg edhe më parë, si atë dhe të birin, bashkëshortin e saj. Por shprehet se vendosur se do t’i shkojë deri në fund çështjes dhe nuk do të tërhiqet nga denoncimi ndaj vjehrrit të saj, duke deklaruar se të dhunuarat që kanë tërhequr denoncimet janë kthyer në viktimë.
“Desha të bëj edhe një thirrje për të gjitha gratë, jemi në përgjegjësi të paarsimuara. Edhe unë jam martuar 16-vjeçe dhe gjithmonë ka qenë ajo ideja që gruaja duhet të jetë e përulur.
Por nuk është turp me denoncuar dikë. Sepse nesër prej një njeriu të zakonshëm mund të kthehesh në viktimë. Këtu pa vdekur nuk ta jep kush të drejtën”, përfundon nusja./m.v. abcnews.al