Nusja e parë pas pandemisë: Do ta bëj prapë, e kam një pishman! Pata frikë se mos…

schedule19:02 - 14 Shtator, 2020

schedule 19:02 - 14 Shtator, 2020

Në kohët e vështira që po jetojmë duket se ndryshoi edhe forma e organizmit të dasmave.

Kjo ishte tema e diskutimit në “Abc e pasdites” me Ermal Peçi. Në studio ishte e ftuar edhe doktoresha Arisa Bidaj Sinanaj, e cila u bë e njohur për faktin se ishte e para që bëri dasmë pas pandemisë.

E pyetur nga Ermali ajo tregoi se gjatë gjithë kohës kishte merak për shëndetin e pjesmarrësve teksa pret të bëj dasmën e dytë.

“Kishim merak sigurisht po, isha e vendosur që dicka do bëja patjetër atë datë sepse edhe unë jam supersticioze. Pata dhe fatin që fustanet, ai që zgjodha unë ishte i goditur . Të gjithë kishin merak, kishim shumë pak të ftuar, por ishim vetëm të afërm dhe në mosh të madhe”.

Por pse sërish një dasmë të dytë, e pyet Ermali – Arisën.

“Dua ta ribëj një dasmë të madhe sepse më pëlqejnë dasmat tradicionale. Në këtë që bëra shamia e beqarisë mungoi, nuk kishte aheng.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!