“Nusja e djalit i shërbeu kafenë”, detaje të reja nga vrasja e dy vëllezërve në Fresk

schedule10:38 - 4 Janar, 2024

schedule 10:38 - 4 Janar, 2024

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e kësaj të enjte në zonë e Freskut në kryeqytet.

Banesa ku ka ndodhur ngjarja është 2-katëshe. Mësohet se Vehap Cami ka shkuar në mëngjes te banesa e vëllait Lulzimit. Në katin e parë është ulur të pinte kafe me vëllanë në katin e parë të banesës. Kafe kjo e shërbyer nga nusja e djalit të Lulzimit që jetojnë në katin e dytë të banesës private të marrë me qira.

Në momentin që kanë qenë vetëm Vehapi dhe Lulzimi, kanë pasur një debat. Në këtë moment Vehapi e ka qëlluar me një plumb vëllanë dhe më pas veten.

Ndëkohë, Vehapi jetonte me banesë në Farkë.

Konflikti mes tyre ka qenë i hershëm dhe nuk ishte zgjidhur, për një tokë në zonën e Tërbaçit në mes Dibres dhe Bulqizës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!