Xhoni dhe Romina ishin të ftuar në ‘Abc e Pasdites’ pasi konkluduan rrugëtimin e tyre në ‘Love Story’ dhe nisën historinë e dashurisë jashtë kamerave. Tashmë të larguar nga presioni mediatik shprehin se po i japin më shumë kohë njeri-tjetrit, dhe ndonëse takimet e tyre nuk janë të përditshme për shkak të angazhimeve personale ata janë në komunikim të pandërprerë.
Një çift solar që duket se kuptohen në ajër, por nuk mungojnë edhe ngacmimet mes tyre. Në rubrikën “Cili nga të dy…”, çifti pranuan se Jonny ishte ai që bezdisej më tepër nga mesazhet e tepërta. Momenti u shoqërua nga shumë të qeshura dhe Xhoni shprehu se kjo ndodh për shkak të marrëdhënies së keqe që ai ka me telefonin.
“E kam vdekje. Unë s’kam pasur Instagram kur kam ardhur në Shqipëri.” – shprehu aktori. A i kanë prezantuar prindërit? Çifti tha se një takim nuk ka ndodhur dhe pritet në një të ardhme të largët.
“Të merremi vesh njëherë në me njeri tjetrin. Mami e pëlqen, por nuk është future asnjëherë në këtë pjesë. Është zgjedhja ime.” – shprehu Xhoni.
Ermali i ngacmon duke i pyetur si reagon Xhoni kur e pyesin si e ke nusen. Romina përgjigjet se kjo “është shprehja e shqiptarëve”, ndërkohë që Xhoni shpreh vetëm: “Avash, Avash…”
Nuk munguan as puthjet mes çiftit, të cilet dukeshin më të lumtur se kurrë. /abcnews.al