Procesi “Plumbi i artë”/ Nuredin Dumani tregon në gjyq krimet me Gentian Sharrën

schedule12:21 - 20 Shkurt, 2025

schedule 12:21 - 20 Shkurt, 2025

TIRANË- Në procesin që po mbahet në Gjykatën e Posaçme ndaj Nuredin Dumanit dhe të pandehurve të tjerë të dosjes Plubi i Artë, bashkëpunëtori i drejtësisë ka dëshmuar mbi krimet që ka kryer në bashkëpunim me Gentian Sharrën dhe personat të tjerë. Dumani ka treguar për grabitjet e dhunshme të një argjendarie në Elbasan në vitin 2011 ku sipas tij organizator ishte Gentian Sharra, ndërsa bashkëpunëtorë Ilirjan Feçi dhe Talo Çela.

 “Folëm tek shtëpia e Talo Çeles për planin e grabitjes ku organizator ishte Gentian Sharra. Unë kam ardhur me Ilirjan Feçin tek shtëpia e Talos. Gjatë grabitjes unë e qëllova personin me levë hekuri dhe mora dy çanta, ndërsa një e mori Ilirjani. Brenda cantat kishin bizhuteri, rreth 30 ora, ndërsa floriri në total kishte rreth 8 kg e 300 gram.”, tha Nuredin Dumani.

Por, pas kësaj dëshmie, Dumani u përball me Sharrën dhe ky i fundit pretendoi se nuk ka asnjë të vërtetë në këto deklarime. Shara i tha gjykatës së ai është biznesmen dhe nuk ka patur nevojë të kryente grabitje.

 “Unë nuk e di nga i monton këto intriga Nuredin Dumani, duke më veshur një imazh negativ. Në kohën kur zotëria thotë kemi bërë vjedhje bashkë unë kisha 13 biznese. Dumanin une e kam takuar tek lokali im. E kam njohur për njeri të sëmurë”, tha Gentian Sharra.

Seanca e së enjtes u shoqëruar me debate mes Dumanit dhe avokatëvë të personave të marrë të pendehur. Madje një prej avokatëve pretendoi në sallë se është kërcënuar me jetë nga Nuredin Dumani dhe I kërkoi gjykatës të merte masa.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!