Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuredin Dumani është zhdukur”, Avokati i Altin Ndocit: U akuzua pa prova!

schedule20:34 - 14 Janar, 2026

schedule 20:34 - 14 Janar, 2026

Arratisja spektakolare e të burgosurit Altin Ndoci u pasua nga një zhurmë e madhe mediatike, dhe me një valë shkarkimesh në institucionet përkatëse.

Për herë të parë, avokati i të arratisurit Altin Ndoci ka dëshmuar në ‘Real Story’ versionin e tij të historisë, ku sipas tij Ndoci akuzohet për 4 vrasje në të cilat nuk ka prova të drejtpërdrejta përvec dëshmisë së Dumanit. Ai theksoi se ende nuk dihet nëse provat e siguruara nga SKY do të pranohen, duke shtuar se ato nuk mund të shërbejnë si bazë e vetme për dhënien e dënimeve. Avokati shtoi se klienti i tij, i përballur me një situatë të pashpresë dhe me refuzimin e vazhdueshëm të kërkesave nga gjykata, ka marrë vendime ekstreme.

“Për vrasjen e Andi Zylyfit apo për vitin 2024, janë vetëm ato që kanë referuar persona të caktuar, jo nga komunikime. Përdoren kode të caktuara. Akoma nuk dihet nëse provat do të përdoren apo jo, provat nga SKY. Gjykata Kushtetuese ka mbajtur të njëjtin qëndrim se gjykatat më të ulëta duhet të shqyrtojnë raportin e përdorshmërisë së këtyre provave në përputhje me ligjet e brendshme. SKY nuk mund të merret si bazë për dhënien e dënimeve.



Në SPAK ka vendime gjyqësore vetëm me SKY. Duhet të dënohen, por jo vetëm me SKY.

Situata juridike është e njëjtë me atë të katër vrasjeve të Durrësit. Nuk ka prova të drejtpërdrejta dhe nuk ka prova filmike. Prokuroria po mban të njëjtin qëndrim. Ajo që unë shoh është se ky është i vetmi rast ku Dumani, që fajëson të tjerët, nuk paraqitet në seancë.

Ka pasur disa seanca, debatet kanë qenë të forta dhe kanë ardhur trupa gjyqësore nga jashtë. Avokatët kanë pasur problematika të mëdha, nuk na janë pranuar kërkesat dhe jemi dënuar me gjoba.

Klienti im e ka parë veten të pashpresë dhe ka marrë vendime ekstreme.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!