Dëshmia e të penduarit Dumani/ Tensione në seancë, përplaset me të akuzuarit e SPAK

schedule11:24 - 10 Dhjetor, 2024

schedule 11:24 - 10 Dhjetor, 2024

TIRANË – Në procesin që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme ndaj të arrestuarve për dosjen “Plumbi i artë” ka dhënë dëshminë bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani.

Në seancën e së martës, Dumani ka rrëfyer me detaje krimet e kryera ndër vite duke nisur nga viti 2011 me disa grabitje të dhunshme të kryera nga i penduari dhe bashkëpunëtorët e tij mes të cilëve Talo Çela, Ilirijan Feçi, Gentian Sharra e Dorjan Shkoza.

“Te grabitja në Kavajë, Talo Çela i ra me levë në kokë kambistit. Atij iu thye nofulla, nuk fliste dot. Morëm çantën dhe u larguam, ndamë lekët diku rreth 20 milionë.”, tha Dumani.

Më pas Dumani filloi të tregojë edhe për porosinë e parë që mori për të kryer vrasje nga Festim Qoli. Sipas Dumanit, Festimi i ofroi 40 mijë eurove për vrasjen e Fatmira Dedes, të cilës më herët I kishtë vrarë edhe djalin Ervis Deden. Vrasja do të kryhej sepse Fatmira dyshonte se të birin e kishte vrarë Festim Qoli dhe ajo po kërkonte nga autoritetet arrestimin e tij.

“Festim Qoli vendosi të vriste edhe nëneën e Ervis Dedes. Qoli kërkoi ta vriste sepse nëna e Dedjes po vinte vërdalle nëpër gjykata dhe prokurori për të zbardhur vrasjen e djalit të saj. Fola me Talo Çelen pasi Qoli na ofroi 40 mije euro. Vendosem në fillim ta vrisnim kur shkonte në varreze tek djali që i kishte vdekur, por une nuk e beja dot vrasjen aty. Më pas e qëlluam me thikë që të dukej si grabitje dhe jo vrasje me porosi.”

Pas kësaj dëshmie seanca u ndërpre për t’i vënë në dispozicion avokatëve dhe të pandehurve të gjitha deklarimet e Nuradin Dumani dhe seanca e radhës do të mbahet më 17 dhjetor. Përveç ngjarjeve të para Dumani ka treguar një sërë vrasjesh dhe atentatesh që kanë ndodhur në Elbasan, Tiranë dhe Durrës./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!