Al-Ittihad Club në Arabinë Saudite ka zyrtarizuar trajnerin e ri dhe është një emër mjaft i njohur, që ka drejtuar në Premier League.
Bëhet fjalë për portugezin Nuno Espirito Santos, i cili më parë ka drejtuar skuadrën e Wolverhampton dhe Tottenham.
Nuno Santos është zyrtarizuar ditën e sotme dhe pjesë e tratativave ka qenë edhe Shkumbin Qormemeti, menaxheri i njohur shqiptar, që ka postuar edhe foto në rrjetet sociale. / abcnews.al