Harry Kane ka prishur çdo raport me Tottenham. Kapiteni kërkon largimin, nuk ka pranuar të dalë në stërvitje këto ditë, teksa mediet angleze shkruajnë se drejtuesit e klubit anglez do ta gjobisin yllin e ekipit.
Rreth kësaj teme ka folur Nuno Espirito Santo pas barazimit 2-2 në miqësoren me Chelsea. Trajneri portugez i ekipit londinez, kërkon qetësi dhe pak privatësi në lidhje me situatën e Harry Kane.
“Kane? Le të flasim për ndeshjen, e keni parë apo jo? Sa i përket Kane, unë mendoj se është një çështje që duhet ta zgjidhim brenda vetes tonë. Mundohuni të shmangni çdo lloj diskutimi publik në lidhje me të.
Ne duhet ta zgjidhim situatën me Kane, po tentojmë të gjejmë zgjidhjen më të mirë dhe të arrijmë në një përfundim“, deklaroi trajneri i Tottenham, i vetëdijshëm që sezonin e ri mund ta nisë pa kapitenin në majë të sulmit. /abcnews.al