Ditën e djeshme Manchester United fitoi 4-0 ndaj Liverpool miqësoren e parë mes tyre para filimit të sezonit.
Por në këtë ndeshje tifozëve nuk iu ka shpëtuar paraqitja e dobët e 100 milionëshit të “The Reds”, Darëin Nunez, i cili tashmë ka përfunduar në qendrën e kritikave.
E gjithë kjo kulmoi me “dështimin” për të shënuar para portës, vetëm pak metra larg saj, pas asistit përfekt të dhënë nga Mohamed Salah.
Por për t’i dalë në mbrojtje ish-sulmuesit të Benfikës ka menduar trajneri Jurgen Klopp, i cili ka theksuar se ai kishte vetëm 3 dit që stëvitje me skuadrën dhe se megjithatë ai ka vrapuar pa fund në fushën e lojës.
“Ajo që mund të shihni është se djemtë tashmë po e kërkonin atë. Ishte seanca e tij e tretë (që kur mbërriti për stërvitje parasezonale) dhe mendoj se pas sprintit të tretë mushkëritë e tij ishin gati të shpërthenin.
Ne gati e vramë atë me këta topa, por ai ofroi vrapimet dhe djemtë donin të kalonin topin, kjo është padyshim një nga pikat e tij të forta. Ai ishte i rrezikshëm, të gjitha këto lloj gjërash.
Pra, Darvini, do ta shohim. Unë mendoj se profili i tij është një numër 9 i duhur, kështu që është e dobishme me shpejtësinë dhe agresionin dhe përdorimin e trupit të tij”, ka shtuar gjermani.
Nunez shënoi 34 gola për Benfican sezonin e kaluar, duke përfshirë dy kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve. /f.a/abcnews.al

