Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Numrin më të lartë të ngjarjeve rrugore e mban marsi, u shënuan 165 aksidente

schedule15:36 - 5 Prill, 2021

schedule 15:36 - 5 Prill, 2021

Pavarësisht aksionit që Policia Rrugore ndërmori gjatë muajit mars për të ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, statistikat tregojnë se gjatë muajit që lamë pas, numri i aksidenteve ka qenë i lartë.

Në muajin mars, në të gjithë vendin u shënuan 165 aksidente. Ato shënuan 14 viktima dhe 178 të plagosur. Krahasuar me muajin janar e shkurt, numri i ngjarje rrugore ka pësuar rritje. Në janar ndodhën 130 aksidente dhe në muajin shkurt 118.

Në pjesën më të madhe ka rezultuar se shkak ka qenë shpejtësi tej normave të lejuara dhe parakalimet e gabuara.

Gjatë kontrolleve dhe monitorimeve të qarkullimit të automjeteve, duke përdorur mjete të pauniformuara, kamera, radarë e alkooltestues, muajin që lamë pas u vendosën 33 614 masa administrative. Shumica e tyre për parakalim të gabuar, përdorimin e celularit në timon dhe gjoba për tejkalim shpejtësie.

150 shoferë janë arrestuan dhe 983 patenta u pezulluan. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!