Numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë, shënohen 286 viktima nga COVID-19 në Rusi

schedule15:35 - 15 Tetor, 2020

schedule 15:35 - 15 Tetor, 2020

Rusia ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave që nga fillimi i epidemisë. Në 24 orët e fundit 286 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Ndërkohë lëvizjet ende vijojnë të jenë të kufizuara.

Në Moskë të moshuarit dhe të sëmurët këshillohet të qëndrojnë në shtëpi, 30% e stafit të kompanive duhet të punojnë nga shtëpia, ndërsa fëmijët duke filluar nga klasa e gjashtë duhet të zhvillojnë mësim në distancë.

Sakaq spitalet vijojnë ende të regjistrojnë shifra të larta të personave të prekur me koronavirus.

Gjithashtu autoritetet vijojnë kontrollet në dyqane, teatër apo vende të tjera për të parandaluar shkeljen e rregullave të COVID-19.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!