Numri i viktimave nga COVID kapërcen 7 mijë në Maqedoni

schedule18:36 - 21 Tetor, 2021

schedule 18:36 - 21 Tetor, 2021

Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni ka kaluar mbi 7 mijë viktima. Me 14 pacientët që ndërruan jetë sot numri i fataliteteve ka shkuar në 7012 viktima.

Sot janë shënuar 490 raste të reja me virusin nga 3073 teste të kryera. 201 pacientë janë raportuar të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 198464 raste, prej të cilëve 185660 janë shëruar, kurse 7.012 kanë ndërruar jetë. Aktualisht janë 5974 raste aktive me COVID-19./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!