Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Numri i vdekjeve është ulur me 21%”/ Zaloshnja: Janë përgjysmuar aksidentet rrugore

schedule18:42 - 3 Prill, 2026

schedule 18:42 - 3 Prill, 2026

Sipas sondazhistit Eduard Zaloshnja, i ftuar në  “Tirana Live” në ABC News, Shqipëria ka shënuar një përmirësim të dukshëm në sigurinë publike gjatë vitit të fundit.

Numri i vdekjeve nga aksidentet rrugore është përgjysmuar, ndërkohë që vdekshmëria nga krimi është reduktuar me 50%. Zaloshnja theksoi se përmirësimet përfshijnë uljen e rrezikut për kalimtarët dhe çiklistët, ndërsa automjetet me targa shqiptare janë trefishuar.

Ai vuri në dukje gjithashtu se vendi është më i sigurt krahasuar me fqinjët, si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e krimeve vdekjeprurëse lidhet me mosmarrëveshjet familjare dhe ndarjen e pronës.



Brenda një viti kemi një reduktim me 21% të numrit të vdekje nga aksidentet rrugore dhe nga krimi. Kjo është shifër shumë pozitive. Vdekjet rrugore janë përgjysmuar, ndërkohë që është trefishuar numri i automjeteve me targa shqiptare. Brenda një viti kemi një ulje të indeksit të numrit të vdekjeve. Ne problem në vendin tonë kemi vdekjen e kalimtarëve, çiklistëve, falë Zotit kanë ikur nga qarkullimi monopatinat, sepse ishin bërë një rrezik shumë i madh.

Jemi shumë më mirë se vendet fqinje, si Mali i Zi apo Maqedonia. Kemi një përgjysmim të vdekshmërisë nga krimi. Gjysma e vdekjeve nga krimi, janë nga krimi në familje, e cila përbën gjysmën e numrit të vdekjeve në Shqipëri. Një nga shkaqet është edhe ndarja e pronës, sipas ligjit 7051. Ende sot kemi shumë raste të vrasjeve vëllai me vëllain, apo me kushërinjtë. Nga viti në vit vdekjet rrugore janë pakësuar”, tha Zaloshnja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!