Nga Ajgena Korbi
Autoambulancat përpiqen të çajnë trafikun e rrugëve të Tiranës për të shpëtuar një tjetër jetë. Ndërsa në spitalet Covid numri të prekurve me koronavirus që kanë nevojë për trajtim të specializuar vijon të rritet.
Vetëm në shërbimin Infektiv në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në një orë paraditen e të shtunës mbërritën 3 urgjenca. Por shumë prej banorëve të Tiranës duket se janë indiferent ndaj kësaj situate dhe nuk respektojnë masat që mund të frenojnë përhapjen e Covid 19.
Nuk mbajnë maskë, ose e vendosin barrierën mbrojtëse sa për ti shpëtuar gjobës së policisë. Lokalet i sheh të mbushura plot ndërsa qytetarët nuk e kanë problem të konsumojnë kafenë fare pranë njëri tjetrit.
Shpërfillës ndaj masave anti-Covid janë dhe ata që udhëtojnë me autobus. Tirana është vatra më e nxehtë e koronavirusit në Shqipëri me mbi 21 mijë të prekur aktiv, por ndërsa lëviz në rrugët e saj për shumë qytetarë pandemia është një ngjarje e shkuar./mv.abcnews.al