Numri i rasteve në Kili vazhdon të rritet pavarësisht fushatës së madhe të vaksinimit me Sinovac

schedule10:56 - 17 Prill, 2021

schedule 10:56 - 17 Prill, 2021

Kili ka shënuar një rekord të ri në numrin e rasteve ditore në 9 Prill, duke regjistruar  mbi 9,000 të infektuar për herë të parë që nga fillimi i pandemisë. Spitalet janë mbingarkuar, vendi ka mbyllur për herë të dytë kufijtë e tij dhe shumica e vendit ndodhet në kufizime të ashpra.

 

Zhgënjimi dhe konfuzioni që shumë qytetarë kanë për bllokimin e ri është pjesërisht për faktin se vetëm dy muaj më parë, Presidenti Sebastian Pinera po lavdëronte veten duke thënë se fushata e vaksinimit në Kili ishte më e shpejtë se në shumë vende të botës.

Kritikët kanë akuzuar qeverinë e Pinera-s për lehtësimin e kufizimeve të koronavirusit shumë shpejt. Ashtu si qeveritë në të gjithë botën, ministrat janë përballur me zgjedhje të vështira. Kufijtë e Kilit kanë qenë të mbyllur nga marsi deri në nëntor 2020.

Vendimi për të hapur kufijtë u mor në nëntor duke lejuar hyrjen edhe të turistëve ndërkombëtarë. Qytetarët u lejuan të shkonin për pushime, pasi disa ekspertë rekomanduan se kjo ishte e rëndësishme për shëndetin e tyre mendor. Vendi rihapi restorantet dhe dyqanet, për të ri ngjalluar ekonominë e dëmtuar nga pandemia.

 

Ekziston gjithashtu një konfuzion se si funksionon vaksina që shumica dërrmuese në vend ka marrë, shton Prof Bueno.

Më shumë se 93% të dozave të administruara në Kili deri më tani janë nga CoronaVac, të prodhuara nga kompania biofarmaceutike me bazë në Pekin Sinovac. Të dhënat për efikasitetin e vaksinës CoronaVac janë të ndryshme. Provat braziliane sugjeruan një normë efikasiteti prej rreth 50.4% por rezultatet nga provat e fazës së fundit  në Indonezi dhe Turqi sugjeruan një normë shumë më të lartë – midis 65% dhe 83%.

Një studim i botuar nga Universiteti i Kilit javën e kaluar vlerësoi  nivelin e mbrojtjes së vaksinës së ofruar pas dozës së parë dhe të dytë. Sipas studimit CoronaVac ishte 56.5% efektive në mbrojtjen e njerëzve nga infeksioni dy javë pasi  kishin marrë dozën e dytë.

Ajo çfarë është shqetësuese është fakti se edhe Turqia po përballet me një rritje të rasteve ditore pavarësisht fushatës së vaksinimit me Sinovac. Turqia sipas të dhënave zyrtare ka administruar deri më tani të paktën 22 doza për 100 persona, ose një total prej rreth 19.3 milion dozash nga vaksina kineze Coronavac, prodhim i Sinovac.

Lexo edhe: Çfarë po ndodh në Turqi?! Janë injektuar 19 milion doza vaksinash kineze, por po përjeton valën më të frikshme të pandemisë

 

Kjo mund të japë një arsye se pse numri i rasteve në Kili vazhdonte të rritet, pavarësisht se 7.6 milion persona kanë marrë dozën e parë. Numri i personave që kanë marrë dozën e dytë është gjithashtu shumë i pakët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!