Numri i pensionistëve në Itali është më i madh se ai i të punësuarve. Në muajin maj, numri i të punësuarve kapi shifrën 22.77 milion ndërsa pensionet që jepen janë më shumë. Në 1 janar të një viti më parë pensionistët ishin 22.78 milion
Duke marrë në konsideratë fluksin e tregut të punës për ata që kanë arritur kufirin e moshës, numri i pensionistëve është shtuar me 220 mijë. Ky rekord koincidon dhe me emergjencën e koronavirusit dhe reduktimin e vendeve të punës, duke bërë që pensionistët të jenë kategoria më e populluar në Itali. Gjë që i hap rrugë skenarëve alarmuese.
Me rënien e numrit të lindjeve dhe një moshë mesatare të popullsisë shumë të lartë, në dekadat e ardhshme Italia do të ketë më pak dinamizëm dhe më pak burime si dhe një reduktim të fortë të cilësisë së konsumit të brendshëm. Dhe pse pasojat e krizës si pasojë e pandemisë do të kenë një impakt shumë negativ nga pikëpamja e punësimit, është e qartë se plakja progresive e popullsisë italiane përfaqëson një problem shumë të madh me të cilin duhet të përballet vendi e që rrezikon të mos zgjidhet as nga mbërritjet masive të emigrantëve.
Këta të fundit pothuajse asnjëherë nuk janë të përgatitur profesionalisht. Italia e cila prezantohet si një vend gjithnjë e më pak efikas në shumë sektorë, gjatë viteve të fundit ka përjetuar largimin e shumë të rinjve të diplomuar të cilët nuk kanë mundësi punësimi si në Europën veriore apo Amerikën Veriore./abcnews.al