“Numri i palestrave, qesharak”, Rama kujton jetën sportive: Korabi superstar, i kam admiruar

schedule14:28 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 14:28 - 23 Dhjetor, 2021

Në një takim me komitetin Olimpik dhe federatat shqiptare kryeministri Edi Rama tha se duhet të organizojnë brenda shkollave në sistemin arsimor parauniversitar dhe universitar skuadra sportive. Gjatë takimit kryeministri ka kujtuar edhe jetën e tij sportive.

Është koha që të fillojmë të organizojmë brenda shkollave në sistemin tonë arsimor parauniversitar dhe universitar skuadra sportive, s’po flas këtu vetëm për klasa sportive por për skuadra sportive, duke ndërtuar edhe një kalendar kompeticioni kampionatesh, garash të fëmijëve dhe të rinj në nivel lokal dhe kombëtar. Ju e dini më mirë se unë që në fund të fundit kjo është baza e gjerë prej ku pastaj spikasin talentet dhe nga ku ata e marrin rrugën për tu ngjitur më lart. Do të duhet që universiteti i sporteve të jetë i përfshirë në këtë proces, këtu komponentët janë të larmishëm. Duhet që të gjithë këto fragmente të mozaikut të asistohen në një proces.

Nga ana tjetër ne sot kemi krijuar një mundësi që këtu ka jo pak  nga ata me të cilët kam pasur nderin të ndaj jetën sportive, duke i admiruar më shumë sesa duke më admiruar. Korabi ka qenë super-star, unë kam qenë thjesht një mbështetës i skuadrës. Sot përpara jush për të thënë që në kohën kur ne luanim basketboll, volejboll numri i palestrave ka qenë qesharak. Më kujtohet ne që ishim në atë 4 ose 5 e parë të kampionatit të basketbollit, lëviznim për të bërë stërvitje dikur tjetër.

Sot kemi një numër të konsiderueshëm palestrash në të gjithë Shqipërinë me standarde, kemi bazë shumë të mirë për të zhvilluar aktivitetin e lëvizjes sportive të shkollave. Po bëjmë inventarizimin. Më kujtohet se kombëtarja i bënte stërvitjet poshtë stadiumit Qemal Stafa, nuk quheshin palestra për të mos thënë lavazh ose karburant. Sot jemi në kushte të tjera. Jemi aty ku duhet për të thënë se jemi në optimale. Dua tu siguroj se nga ana jonë nga ana ime duhet të jetë maksimale mbështetja”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!