Numri i lartë i aksidenteve, eksperti Hasho: Ka mungesë të edukimit të sigurisë rrugore

schedule12:30 - 7 Janar, 2020

schedule 12:30 - 7 Janar, 2020

I ftuar në studion e “ABC News” me Juli Xhokaxhi, eksperti për sigurinë rrugore, Fatmir Hasho ka analizuar shkaqet e aksidenteve. Ai shprehet se roli i drejtuesit të mjeteve në aksidentet rrugore Shqipëri ka një rëndësi shumë të madhe.

“Degëzimi është shumë i rëndësishëm për këtë zonë, ka një numër relativisht të lartë mjetesh. Duhet të bëhet një programim se si do të orientohet skica e degëzimit të mjeteve. Hapja e korsive do të ndikonte në rritjen e lëvizshmërisë”, theksoi Hasho.

Më tej ai shprehet se shumë drejtues mjetesh mbajnë korsinë e majtë, korsinë e shpejtësisë dhe ecin me shpejtësi jashtë normave të lejuara.

“Kemi një ndryshim midis firmave që operojnë në këtë drejtim. Tabelat nga Tirana në Kashar shikueshmërinë natën e kanë 40% ndërkohë duhet të jenë 100% theksoi ai. Ndërsa nga Elbasani në Rrogozhinë është shumë e vështirë për të ecur, është errësirë. Janë bërë ndryshime gjithë këto vitet e fundit në Tiranë, por as edhe një takim qoftë edhe për të dhënë mendime. Këshilli i Sigurisë Rrugore duhet të mblidhet çdo gjashtë muaj për të mos pasur raste të larta të aksidenteve”, theksoi ai.

Më tej Hasho u ndal te shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor.

“Rrezikshmëria në qytet është shumë më e madhe, nuk duhet të lejojmë drejtuesit e mjeteve që iu është hequr leja e drejtimit për shkak të alkolit ti rikthehet sërish leja. Ka një problem në zonat urbane, nuk zbatohen rregullat. Ka mungesë të edukimit të sigurisë rrugorë. Të rinjtë po edukohen shumë keq. 30 vjet janë ënde pak, kemi nevojë për edukim sepse njerëzit nuk janë të ambientuar me një qarkullim të madh urban”, tha ndër të tjera Hasho./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!