“Numra fantastikë, Messi është përpara Ronaldos me 672 gola pa penallti, pasi ka luajtur 150 ndeshje më pak”

schedule20:06 - 1 Tetor, 2022

schedule 20:06 - 1 Tetor, 2022

Gary Lineker krahasoi Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

“Messi është përpara Ronaldos me 672 gola pa penallti, pasi ka luajtur 150 ndeshje më pak. Shifra fantastike për këta të dy”, ka shkruar ish-lojtari anglez.

Gjatë gjithë karrierës së tij, futbollisti argjentinas i PSG -së ka shënuar 672 gola, duke përjashtuar golat nga penalltia. Portugezi, i cili luan për Manchester United, ka 671 gola.

Shtojmë se në përqindje, Messi ka shënuar 13.3% të golave ​​nga penalltia, Ronaldo 17.8%. /G.D abcnews.al/