Historia e saj është sa e pazakontë, interesante, po aq edhe e trishtë. Quhet Afërdita Ajasllari, por njihet si zonja Ditvan për shkak të pasionit që ajo ka për kukullat dhe fustaneve.
Për ABC e Mëngjesit, ajo tha se sot numëron plot 400 fustane dhe 31 kukulla, për të cilat thotë se janë një kujtim i fëmijërisë së saj.
“Kukullat më japim një kujtim të fëmijërisë. Fëmijëria ime nuk është mbajtur sic duhet, në një moment që unë doja një kukull mamaja e vinte te bufeja për zbukurim dhe mua si fëmijë, më dhimbsej. Nga kjo kam kukullat sot dhe e ndjej veten time sikur jam dy persona, një unë jam ende një fëmijë I vogël i parritur dhe që kërkon tani të rritet. Ndërsa nga ana tjetër jam e rritur,” shprehet ajo, ndërsa thekson se pasioni për koleksionimin e kukullave, mund të konsiderohet edhe si një dramë psikologjike e fëmijërisë së saj, pa dashur të shprehet më tej.
“Për t’i thënë të tjerëve që unë nuk vuaj, që shpirti im brenda ishte i bukur, ishte i pastër, mirëpo jetën nuk e kisha kështu sic kisha shpirtin kështu që vetja më mësoi në jetë t’I thoja tjetrit se unë jam krenare dhe nuk kam dhimbje. Në fëmijëri kam patur shumë dëshirë të isha aktore, doja të imitoja, por nuk m’u realizua. Jam rritur në komunizëm dhe prindërit e mi kanë qenë shumë të rreptë dhe nuk më lejuan.
Arrita me anë të tik tok të jap shpirtin tim, atë që unë ndjeja dhe nga kjo dua t’Iu them edhe femrave shqiptare, mos tremben nga vuajtjet por të ecin përpara, se jeta është shumë e bukur.” -tha ajo, për ABC e Mëngjesit.
“Nuk dua ta pranoj se jam e moshuar në psikologji jam 20 vjece edhe pse vitet bëjnë punën e tyre, por unë nuk dua ta pranoj.” vijoi më tej ajo./abcnews.al