Nga shenjat e Horoskopit, pesë prej tyre do të kenë një vit më të mbarë. Jofiel Koço shpjegoi në “Abc-ja e mëngjesit” se Ujori, Binjakët, Peshorja, Dashi dhe Shigjetari do të jenë në një pozicion më të favorizuar energjik. Por cilët do të jenë numrat më të favorshëm dhe shenjat që duhet të kenë më shumeë kujdes?
“Shenjat protagoniste që do të kenë më shumë oportunitete dhe fat do të jenë 5. Prej tyre 3 janë më shumë protagoniste Ujori, Binjakët dhe Peshorja, duke u ndjekur më pas nga Dashi dhe Shigjetari. Tre të parat do të jenë në një pozicion më të favorizuar energjik kozmik kundrejt të tjerave por krahas tyre kemi dhe numrat protagonistë. Numrat që do të kenë më shumë fat dhe energji pozitive janë 9, 18, 27 dhe 21.
Nga këta do të veçoja 18-ën si më protagoniste, si dhe më aktive së bashku me 21 për këtë vit. Gjithashtu do të kemi dhe të tjerë që do të jenë pozitiv 12, 13 dhe 30. Këto numra kanë balanca por kanë PR të lartë, sepse në shenjën e ajrit që do të dominojë 2021 ka shumë rëndësi komunikimi ndërnjerëzor dhe nuk kemi të bëjmë me shenja egoiste por të shoqërueshme, që e kuptojnë jetën me njerëz dhe jo në vetmi prandaj të gjithë këta do të përfshihen në numrat e favorizuar.
Numrat që nuk do të kenë qasje të mirë janë 6, 11, 15, 16 dhe 19. Përsa i përket shenjave Luani do të jetë më i disfavorfshmi përgjatë 2021 dhe jo vetëm për këtë vit, pasi ka një kombinacion dhe ky disfavor do të zgjasë dhe vitin tjetër. Dhe shenja e Akrepit do të jetë në një pozicion më të ulët energjik për 2021, prandaj këto shenja duhet të jenë më të kujdesshme në marrëdhëniet me njerëzit, në marrdhënie pune apo investime.“, u shpreh numerologu. /abcnews.al