Beleri fiton nga burgu/ Berisha, fitore për Athinën

schedule15:11 - 15 Maj, 2023

schedule 15:11 - 15 Maj, 2023

Fredi beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, është kryetari i ri i bashkisë së Himarës. Pas përfundimit të numërimit të kutisë së fundit, nga ambientet e paraburgimit Beleri ka shpallur fitoren në zgjedhjet e 14 majit.

Beleri ka fituar me një diferencë të ngushtë votash kundrejt kandidatit socialist, Jorgo Goro, konkretisht 19 vota.

Jashtë qendrës së numërimit mbështetësit e tij e kanë mirëpritur këtë rezultat me festë. Disa prej  tyre kanë hedhur valle me këngën e Spiro Milos.

Spiro Milo, nën parullën e njohur kriminale greke  “O Vdekje ose grek” kreu masakra ç’njerëzore mbi popullsinë civile në Shqipërinë e jugut gjatë luftës së parë boterore.

Teksa ai vetë ndodhet në ambientet e paraburgimit, në faqen e tij zyrtare ne facebook eshte publikuar një postim ku beleri falënderon votuesit e tij.

“Demokracia fitoi! Himara fitoi! Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri. I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorrizmi u mundua ti nënshtrojë. Sot nuk ka humbës dhe fitues, janë të gjithë qytetarë të Himarës dhe unë Kryebashkiaku i tyre dhe si i pari mes të barabartëve do të do të përparojmë së bashku që të bëhemi akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut”

Kryetari i Partisë nën të cilën Beleri kandidoi PBDNJ, Vangjel Dule, u shpreh se kjo nuk është fitore, por triumf.

“Për triumfin në Himarë falenderoj përzemërsisht të gjithë qytetarët sepse dhatë kontributin tuaj në triumfin e së vërtetës. U gjendem në një situatë të paimagjinueshme, në Himarë na kanë mësuar me fenomenin e dhunës dhe me manipulimin e zgjedhjeve por asnjëherë me rastin ekstrem të arrestimit pa arsye, pa fakte dhe prova të një kandidati në zgjedhje. Është ajo që thotë se kur flet populli nuk e ndalon askush, është fitore për ne, triumf për Belerin dhe një faqe e re për Himarën. Pavarësisht rezultateve zgjedhore në Himarë u thye autokracia e Ramës”

Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i parë nga Athina. Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve Takis Theodorikakose e ka cilësuar zgjedhjen e belerit një fitore të madhe për demokracinë.

“Qeveria shqiptare duhet ta lirojë menjëherë! Populli ka folur, Demokracia nuk burgoset!”, shkruan ministri grek në postimin e tij në twitter. Edhe pse ai ndodhet në ambientet e paraburgimit, beleri do të qëndrojë në krye të Himarës derisa gjykata të marrë një vendim të formës të prerë.  Beleri ndërkohë në burg, pasi akuzohet për blerje votash.