Numërohen mbi 600 mijë vota në Kosovë, këto janë rezultatet

schedule23:54 - 14 Shkurt, 2021

schedule 23:54 - 14 Shkurt, 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka numëruar 617 mijë vota. Sipas rezultateve të para, Vetëvendosje po prin e para me 48.03% të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 17.55% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.32% të votave, shkruan Express.

Aktualisht AAK ka 7.5% të votave. Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit AAK kishte dalë 11.5%.

Nisma aktualisht ka 2.76% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun.

Lexo edhe: Koordinatorja e zgjedhjeve në Kosovë për ABC: Nuk pati asnjë incident

Procesi i votimit në të gjithë vendin u mbyll në orën 19:00. Ndërkohë, kryetarja e KQZ, Valdete Daka njoftoi se në zgjedhjet e sotme morën pjesë 46.9% e qytetarëve, pjesëmarrje kjo më e lartë krahasuar me zgjedhjet e kaluara. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!