Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Numërimi me A.I. në Tepelenë/ Gjikondi: Të korruptuarit mbeten! Lami: Lajm pozitiv, i hap rrugën një projekti të mirë për zgjedhjet e ardhshme

schedule16:56 - 9 Nëntor, 2025

schedule 16:56 - 9 Nëntor, 2025

Procesi i votimit në zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki vijon ende, ku pjesëmarrja duket e ulët krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

Cërriku ishte e vetmja bashki ku një kandidat nga partitë e vogla garon për të marrë drejtimin e kësaj bashkie. Sipas juristes Brizida Gjikondi, partitë e vogla dolën bllof qëkur në parlament pati debate mes tyre për postin e deputetit, referuar partisë ‘Shqipëria Bëhet’.

“Pamë në parlament që doli një bllof i madh çështja e tezeve, hallave. Janë momente që vënë një provë një parti kur ka interesa në mes. Këtyre lloj partish i është fikur flaka. Nuk të frymëzojnë sepse ranë në grackat e interesave të vogla se kush bëhet deputet, u zhbë fryma dhe votat që morën. Është mësim se duhet të jemi të kujdesshëm që të mos mbështesim njerëzit që bëjnë shoë emocional. Këto ishin zgjedhje të fuqishme që ata të kandidoni dhe të tregonin qartë për Ramën dhe Berishën. Ambicien e tyre e kanë të shpejtë dhe nuk duan të investojnë.”

Më tej, Gjikondi komentoi numërimin e votave përmes Inteligjencës Artificiale në bashkinë e Tepelenës, për të cilin tha se është një proces që përpiqet të mënjanojë të korruptuarit, por të korruptuarit sërish mbeten pasi ky proces do të ketë sërish numërues.

“Mua nuk më entuziazmon sepse bëhet për të demotivuar numëruesit e korruptuar. Ndodh që pasi ka mbaruar votimi, numëruesi ia tregon kamerën dhe identifikohet kujt i shkon vota. Do të ketë prapë numërues sepse duhen njerëz që e hapin fletën për ekranin. Tepelena ka një numër të vogël votuesish ndaj e ka shumë të lehtë të ndodh. Votimi elektronik është më praktik. Ne përpiqemi të mënjanojmë të korruptuarit, por të korruptuarit mbeten. Shteti ka për detyrë të edukojë dhe të krijojë një frymë.”

Analisti Roland Lami e komentoi numërimin elektronik në Tepelenë si një hap pozitiv dhe se mund të pasohet në zgjedhjet e 2027 me një projekt më të mirë, më ambicioz dhe më të besueshëm.

“Ne në 30 vite nuk kemi krijuar një administratë të pakorruptuar. Në administratën kemi individë që japin llogari për partitë politike dhe japin llogari aty. Për sistemin zgjedhor, duhet të guxojmë të fusim disa formula që nuk na çojnë ende në administrimin e procesit zgjedhor.

Në këto zgjedhje numërohet vota me A.I. edhe rezultati vonohet sepse duhet të koordinohet me qendrat e tjera të votimit. Korrelacioni i sistemit varet nga humori i partive politike. Sistemi i takon shoqërisë shqiptare. Futja e këtij elementi na çon dritë në fund të tunelit që rezultati del më shpejt. Ne shkojmë drejt 2027 me një projekt më të mirë, më ambicioz, më me shumë kosto por procesi është transparent dhe më i shpejtë. Është një lajm i mirë në kushte ku nuk kemi etikë.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!