Celibashi mbron procesin/ Votat nga Greqia, gjithçka korrekte. Por PD kërkon audit

schedule13:10 - 19 Maj, 2025

schedule 13:10 - 19 Maj, 2025

Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve ka hedhur poshte pretendimet e demokrateve per manipulim te votave te ardhura nga Greqia permes postes. Ilirjan Celibashi tha se I gjithe procesi wshtw zhvilluar me transparence dhe integritet, por e vetmja gje per te cilen mund te kete diskutim eshte fakti sesi kane votuar emigrantet perpara se ta vendosin fleten ne zarf.

“Nese provohen shkelje, dhe ka ndikuar ne rezultat, mund te shpallet i pavlefshem. Por seshte kompetenca ime. Por deri tani vota e Greqise eshte me integritet, diskutim tjeter menyra si kane votuar emigrantet aty, kur eshte futur ne zarf, nuk eshte cenuar asnje vote””

Po ashtu Celibashi, sqaroi se sa zarfe erdhen ne total nga diaspora, dhe pse shifra ndryshoi ditet e fundit, cfare i dha shkak opozites te flase per manipulim.

“202 mije e 63 dokumentacioni qe ka mberritur ne kqz. Diaspora 201 795 flete votimi te vleresuara. 199 mije e 824 jane flete votimi te vlefshme. 1971 te pavlefshme. 353 nuk ka ardhur permes dhl.  107 zarfe nga 353 qe i ka marre ne shqyrtim, jane zarfe te dhl, por skane ardhur nga dhl, ka ardhur me operator tjeter postar, perfshi posten shqiptare. 6 zarfe emigrante jane dorezuar347 me poste tjeter.”

Por as ky shpjegim nuk e ka bindur Partine Demokratike. Sekretari pwr ceshtjet zgjedhore Ivi Kaso, kerkoi audit per votat e ardhura nga Greqia.

“Ne sot i kërkojmë zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryerjen e një auditi të plotë, me ekspertë të pavarur, për të gjitha hapat e këtij procesi të korruptuar në palcë, duke filluar nga regjistrimi i zgjedhësve, nga prodhimi i fletës së votimit nga jashtë e të çdo hapi tjetër deri në administrimin e fletës së mbërritur dhe në daljen e rezultatit për çdo qark.Gjithashtu i kërkojmë KQZ, mosnxjerrjen e asnjë rezultati dhe mosmiratimin përfundimtar të asnjë tabele për diasporën derisa auditi i pavarur të dorëzojë konkluzionet e tij mbi procesin dhe të bëjë transparencë të plotë mbi votën e shqiptarëve.”

Edhe pse nuk paten ndikim ne mandate, votat e diaspores, thelluan rezultatin per partine socialiste, e cila arriti te siguroje 122.218 vota kundrejt 47.056 vota te Partise Demokratike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!