Numërim votash aty ku votohet? Deputetët pro, por nëse komisionerët janë jopartiakë

schedule18:15 - 10 Tetor, 2019

schedule 18:15 - 10 Tetor, 2019

Deputetët e Kuvendit  të Shqipërisë shprehen dakord që numërimi i votave në Shqipëri të bëhet aty ku votohet, çfarë do të të shpejtonte nxjerrjen e rezultatit. Por ligjvënësit i thanë ABC News, se aplikimi i formatit të Kosovës, mund të bëhet nëse depolitizohen komisionet zgjedhore.

Kosova i numëroi votat e së dielës brenda 5 orësh duke shpallur menjëherë rëzultatin paraparak. Shqipërisë i janë dashur disa ditë për ta kryer numërimin, dhe gjithcka vjen sepse pas vitit 2005, partitë vendosën që kutitë të mos numëroheshin në 5500 qenndrat ku votohej, por të grupoheshin në 90 qendra numërimi. Deputeti socialist, Musa Ulqini kujton arsyet se pse kjo formulë u zgjodh 14 vjet më parë.

Megjithkëtë Ulqini, nuk është gati të thotë nëse duhet t’i kthehemi këtij modeli.

Vasilika Hysi po punon si anëtare e Komisionit të Reformës Zgjedhore, dhe vlerëson se numërimi në qendra votimi mund të bëhet me një kusht:

Myslym Murrizi thotë se ndryshimi i këtyre rregullave, duhet të paraprihet nga ndryshimi i sistemit, si Kosova që voton me lista të hapura dhe qytetari e zgjedh deputetin, e jo partia.

Nimet Musai që drejton grupin parlamentar të deputetëve që erdhën nga LSI, kërkon që numërimi në qendra votimi të rikthehet:

Pavarësisht këtyre ideve, Komisioni për Reformën Zgjedhore nuk ka pasur akoma luksin që të diskutojë të tilla detaje. /ABC news Albania 24/7