Numër i lartë viktimash, mbi 6 mijë të infektuar me Covid në Greqi

schedule16:36 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 16:36 - 3 Dhjetor, 2021

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë raportuar sot 6201 raste të reja me Covid. Numri i përgjithshëm i infektimeve është 957 552, nga të cilët 50,6% janë meshkuj. Nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 98 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 3106 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.

Në 24 orët e fundit 97 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e virusit. Ndërsa, që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 18.427 vdekje. 95.4% kishin sëmundje shoqëruese.

Numri i pacientëve që po trajtohen në terapi intensive është 694. Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç. g.v/abcnews.al