Shifra të larta të infektuarish me Covid janë shënuar këtë të hënë në Malin e Zi. Autoritetet shëndetësore në Mal të Zi bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga 561 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me Covid 145 raste të reja.
Gjithashtu gjatë orëve të fundit si pasojë e Covid 19, kanë humbur jetën 4 persona duke e çuar në 240 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar pozitiv 15 760 raste. e.su./abcnews.al

