Në 24 orët e fundit në qarkun e Beratit janë konfirmuar një numër i lartë rastesh të reja. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit 104 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Kuçova renditej sot pas Tiranës, me 58 raste të konfirmuara. Behet me dije se 34 raste janë në Berat,58 në Kuçovë,13 raste në Skrapar,2 raste në Urë-Vajgurore dhe 1 rast në Poliçan.
Abcnews.al mëson se në Berat rastet e reja janë: një nxënës në shkollën jopublike “Irfan Ngjeqari”; një mësues në gjimnazin “Kristo Isak” në Berat; një nxënës në shkollën 9-vjeçare në fshatin Duhanas; një punonjës në Drejtorinë e gjelbërimit në bashkinë Berat; një polic sekurity në Drejtorinë Doganore.
Prej ditësh vijon të jetë i lartë numri i infektimeve në vend, por edhe viktimave. Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë raportoi 1143 raste të reja dhe 15 humbje jete.
Sakaq, Komiteti i Ekspertëve njoftoi sot masa të reja shtrënguese, të cilat hyjnë në fuqi nesër. Lëvizja e qytetarëve do të jetë e ndaluar nga ora 20:00 deri në 06:00. Për rrjedhojë në këtë fashë orari do të jetë të mbyllura edhe baret dhe restorantet. g.v/abcnews.al