Mbi 23 mijë raste të reja me COVID në 24 orët e fundit në Itali, shënohen 307 viktima

schedule20:27 - 6 Mars, 2021

schedule 20:27 - 6 Mars, 2021

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 23 641 raste të reja me COVID -19 nga 355,024 testime të kryera në total.

Ndërkohë kanë humbur jetën 307 persona . Numri i përgjithshëm i viktimave që prej fillimit të pandemisë është afro 100 mijë, 99 578 në total.

Mediat italiane raportojnë se aktualisht të infektuar me COVID në shtetin fqinj numërohen 465,812 persona.

Rritja e shifrave në Itali shihet me shqetësim nga anëtarët e komisionit të Posaçëm për menaxhimin e situatës gjatë pandemisë të cilët kanë deklaruar se masat parandaluese duhet të forcohen në të gjitha rajonet e Italisë. /mv.abcnews.al