Gjatë 24 orëve të fundit një rritje e numrit të rasteve të reja me Covid është vënë re sërish në Itali. Sipas statistikave të fundit janë konfirmuar pozitiv me Covid 1 370 raste të reja dhe kanë humbur jetën 10 persona.
Ndërkohë deri më tani numri i përgjithshëm i personave të infektuar m,e Covid në Itali ka shkuar në 280 153, mes të cilëve 35 563 kanë humbur jetën.
Ndërkohë gjatë orëve të fundit fatmirësisht betejën me këtë sëmundje e kanë fituar 563 persona duke e çuar në 210 801 numrin e përgjithshëm, të të shëruarve. e.su./abcnews.al



